PrEP është destinuar për persona që gjenden apo që mund të gjenden në rrezik të rritur nga infektimi me HIV. Nëse mendon se gjendesh në rrezik të rritur nga HIV, ose nëse i takon një komuniteti apo grupi për të cilin është e ditur se shkalla e HIV është më e lartë, atëherë do të kishe mund të konsiderosh marrjen e PrEP. Udhëzimet e mëposhtme mund të jenë të ndihmës për të marrë vendimin.
PrEP mund të jetë një opsion për ty, nëse është e saktë të paktën njëra nga fjalitë e numëruara më poshtë:
- ti nuk përdor prezervativ gjatë çdo marrëdhënie seksuale dhe me çdo partner seksual
- ke pasur ose ke marrëdhënie seksuale me më tepër se një partner seksual në 6 muajt e fundit
- ke një partner seksual i cili ka dhe partnerë të tjerë seksualë ose gjendet në rrezik të konsiderueshëm për t’u infektuar me HIV
- ke marrëdhënie të pambrojtur seksuale me dikë që injekton droga ose përdor pajisje të përbashkët injektimi me persona të tjerë
- vetë injekton droga, ose përdor pajisje të përbashkët injektimi me persona të tjerë
- ke marrëdhënie seksuale nën ndikimin e alkoolit ose drogave rekreative
- ke pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm (si gonorreja, klamidia, sifilizi ose herpesi (urdhja)) në 6 muajt e fundit
- ke një partner seksual i cili para pak kohe ka mësuar se ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, përfshirë dhe HIV
- ke një partner seksual i cili është HIV-pozitiv dhe nuk përdor një terapi kundër-retrovirale, ose merr një terapi kundër-retrovirale, por megjithatë nuk ka arritur ngjeshjen e plotë të virusit në gjak (nuk ka arritur ngarkesën e padetektueshme të virusit)
- ti dhe partneri yt nuk po e shqyrtoni çështjen e HIV, dhe nuk e dini statusin tuaj HIV.
Secili nga këto rreziqe është edhe më i lart në një mjedis me shkallë më të lartë të infektimit me HIV. Në Maqedoninë e Veriut, burrat gej dhe bi, njëjtë si dhe burrat në përgjithësi që bëjnë seks me burra janë joproporcionalisht më shumë të prekur me HIV, krahasuar me popullsinë e përgjithshme. Në bazë të hulumtimeve të fundit të vitit 2018, u vlerësua se 1 nga 20 persona në këtë popullsi është infektuar me HIV. Në bazë të përvojave të rajonit më të gjerë, edhe personat trans-seksualë në Maqedoninë e Veriut llogariten si popullsi që i nënshtrohet rrezikut të lart nga infektimi me HIV.
Në kuadrin e pilot programit PrEP të personave të interesuar për përdorim të PREP, do t’u bëhet një vlerësim i standardizuar, me të cilin do të këqyret nëse PrEP është një zgjidhje përkatëse për ta. Lexo më tepër këtu