Si të fitoj një PrEP?

Personat e interesuar mund të paraqiten në numrin e telefonit: 078 235 632, dhe të caktojnë një termin për vlerësimin fillestar, brenda ndërrimeve të rregullta:

Çdo të marte dhe të enjte nga ora 14:00 deri në ora 18:00

Këshillimorja për HIV pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektuese

Caktimi i terminit me telefon: 078 235 632

Veç kësaj, personat e interesuar mund të bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në programin edhe në hapësirat e SË BASHKU MË TË FUQISHËM, çdo të mërkure nga ora 17:00 deri në ora 20:00, ku mund të kalohet pjesa më e madhe e procedurës së vlerësimit fillestar.

Për sa kohë mund të marr PrEP?

Ky program pilot angazhohet që maksimalisht t’i thjeshtësojë hapat e domosdoshëm deri në fillimin e marrjes së PrEP. Pritjet janë që për këtë do të nevojiten 2 deri 5 ditë më së shumti nga vizita fillestare e personit të interesuar, apo koha deri në ndërrimin e parë të ardhshëm të rregullt në pikën PrEP (e martë ose e enjte) – menjëherë pas procesimit të testeve laboratorike, për të cilët do të merret një ekzemplar gjaku gjatë vizitës së parë.

Cilat shërbime do t’i përfitoj?

Në qoftë se dëshmohet se PrEP është zgjidhja përkatëse për ju, atëherë do të fitoni një pako falas të shërbimeve të shëndetit seksual, me të cilën do të përfshihet:

  • furnizimi i rregullt me tableta PrEP
  • testimi i rregullt për HIV
  • testimi për hepatit B dhe hepatit C
  • testimi për infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme: sifilizi, gonorreja dhe klamidia
  • vaksina kundër hepatitit B (në qoftë se nuk keni kundërtrupa paraprakisht të fituara)
  • këqyrja e rregullt mjekësore
  • prezervativë dhe lubrifikantë
  • këshillimi për çështje nga fusha e shëndetit seksual, dhe
  • materiale informative.

Vizita fillestare dhe vlerësimi i përshtatshmërisë

Në terminin e dakorduar (vizita juaj e parë), një navigator i trajnuar PrEP së pari do t’ua japë të gjitha informacionet e domosdoshme në lidhje me PrEP dhe me pjesëmarrjen në program.

Në qoftë se jeni të interesuar të inkuadroheni, do të kërkohet nga ju që të jepni pëlqimin me shkrim dhe të kaloni vlerësimin e përshtatshmërisë. Ky vlerësim do të zbatohet menjëherë, pas një bisede të shkurtër me navigatorin PrEP dhe me një mjek, dhe ai do të na tregojë nëse PrEP është i përshtatshëm si mjet mbrojtjeje nga HIV personalisht për ju.

Veç kësaj, gjatë vizitës fillestare, do t’u merret një shembull gjaku për ekzaminimet e domosdoshme fillestare. Rezultatet e këtyre testeve do të jenë gati brenda 2 deri 5 ditësh (në varësi nga dita e vizitës fillestare), dhe në qoftë se gjithçka është në rregull, menjëherë do ta merrni sasinë e parë të tabletave për PrEP (tenofovir disoproxil + emtricitabine), që mjafton për muajin e parë. Me fjalë të tjera, nëse vizita juaj e parë është të martën, që të enjten do të mund ta merrni rezervën e juaj të parë të tabletave PrEP.

Si do të bëhet vlerësimi nëse PrEP është opsioni i përshtatshëm për mua?

Përshtatshmëria e PrEP në këtë program pilot vlerësohet në bazë të një protokolli, i cili është në pajtim me rekomandimet e fundit të azhurnuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi PrEP.

Përshtatshmëria për PrEP do të përcaktohet nëse:

  • personi ka mbushur 18 vjeç,
  • është në mundësi të paraqitet në vizitat pasuese të këqyrjes (1 muaj pas vizitës fillestare dhe në çdo 3 muaj),
  • ka statusin e dokumentuar HIV-negativ gjatë regjistrimit, apo jo më herët se 7 ditë përpara se të fillojë me PrEP (statusi HIV do të kontrollohet gjatë vizitës fillestare dhe në çdo vizitë pasuese)
  • Ka GFR ≥ 60, llogaritur sipas vërtetimit të kreatininës
  • gjendet në rrezik të lart nga infektimi me HIV me nënshtrim seksual (që do të kontrollohet me ndihmën e një pyetësori përkatës).

PrEP nuk mund ta përdorin personat që:

  • tanimë janë infektuar me HIV, ose që kanë simptoma që dëshmojnë infektim akut me HIV, ndërkohë kanë qenë në rrezik nga infektimi para pak kohe;
  • kanë indikacione për profilaksi pas ekspozimit për HIV;
  • kanë alergji apo kundër-indikacion ndaj ndonjërit nga dy medikamentet në kombinimin për PrEP.

Personat tek të cilët nuk ekziston një pengesë mjekësore për përdorimin e PrEP, por ku vlerësimi bihejvioral do të dëshmojë se ky mjet parandalimi nuk është i përshtatshëm për ata, do të këshillohen mbi mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm dhe të mbrojtur nga HIV.

Vizitat e kontrollit

Shfrytëzuesit e programit PrEP do të duhet të vijnë për vizitat e kontrollit gjatë vitit: një muaj pasi të fillojnë përdorimin e PrEP dhe pas kësaj, në çdo tre muaj. Në varësi nga vizita, përsëri do të përgatiten pyetësorë, ku do të bëhet ndjekja mjekësore me një doktor dhe do të merren shembuj gjaku. Vizitat e kontrollit edhe pse janë të detyrueshme, prapëseprapë i nënshtrohen një fleksibiliteti të caktuar, për aq sa këtë gjë e lejon mënyra e marrjes së PrEP. Në qoftë se për cilëndo arsye nuk jeni në mundësi të vini në njërën nga vizitat pasuese, ekipi i programit pilot do t’u dalë krah për të caktuar terminin më të përshtatshëm.

Pjesëmarrja në programin pilot është vullnetare, e besueshme dhe falas!

Dokumentacioni dhe formularët e analizës për çdo pjesëmarrës do të shënohen vetëm me një kod anonim dhe do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale. Të dhënat personale lidhur me pjesëmarrjen në programin pilot janë të mbrojtura në pajtim me ligjet (Ligji i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Ligji i Mbrojtjes Shëndetësore dhe Ligji i Mbrojtjes së të Drejtave të Pacientëve).

Këqyrja mjekësore dhe analizat e nevojitura laboratorike do të kryhen në kuadrin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, ku pjesëmarrësit në këtë program pilot do të çlirohen nga pagimi i pjesëmarrjes.

Në qoftë se ndonjëri nga pjesëmarrësit nuk ka sigurim aktiv shëndetësor, shpenzimet për vizitën e parë dhe vizitat pasuese do të mbulohen plotësisht, deri në zgjidhjen e problemit të sigurimit shëndetësor, gjë kjo për të cilën do të sigurohet mbështetja përkatëse profesionale.

Pjesëmarrja në program është vullnetare, ndërsa pjesëmarrësit mund në çdo kohë të heqin dorë nga ai.