Rregullat e përdorimit

Mirë se keni ardhur në faqen e internetit të Shoqatës për Mbështetjen e Njerëzve që jetojnë me HIV – SË BASHKU MË TË FUQISHËM Shkup (në tekstin e mëtejshëm referuar si: SË BASHKU MË TË FUQISHËM). Me shfletimin dhe përdorimin e kësaj faqeje të internetit, ju pajtoheni me rregullat e tona për përdorimin e faqes së internetit, të cilat së bashku me politikën tonë të privatësisë përcaktojnë relacionin e SË BASHKU MË TË FUQISHËM me ju në lidhje me këtë faqe interneti.

Termi SË BASHKU MË TË FUQISHËM ose “ne” ka të bëjë me pronarët e kësaj faqeje interneti. Termi “ju” ka të bëjë me përdoruesin ose vizitorin e faqes sonë të internetit. Përdorimi i kësaj faqeje interneti kushtëzohet me rregullat e mëposhtme të përdorimit:

Përmbajtjet e faqeve të kësaj faqeje interneti janë destinuar vetëm për informimin dhe përdorimin tuaj personal. Përmbajtjet mund të ndryshohen pa paralajmërim.

As ne, e as cilado palë tjetër nuk mund të ofrojmë garanci të plotë të rregullsisë, mëkohshmërisë, saktësisë, efikasitetit ose plotësisë së informacioneve dhe materialeve që janë përfshirë në këtë faqe interneti për cilindo qëllim. Me vetë përdorimin e faqes së internetit, bëheni të vetëdijshëm për pasaktësitë ose devijimet e mundshme të përmbajtjeve të caktuara, për të cilat, në bazë të ligjit e deri në një shkallë të caktuar, nuk marrim përgjegjësinë.

Përdorimi i çdo informacioni ose materiali nga kjo faqe interneti është në rrezikun tuaj personal, për të cilin ne nuk marrim asnjë përgjegjësi. Është detyra juaj të zbuloni paraprakisht, nëse përmbajtjet që keni gjetur janë pikërisht ato që ju nevojiten.

Kjo faqe interneti përmban materiale që janë nën juridiksionin tonë ose në zotërimin tonë. Materialet mund të përfshijnë dizajnin grafik, formën, dukjen dhe elementet grafike (banderola, foto, etj.), por kjo listë e përmbajtjeve nuk është shteruese. Ndalohet çdo kopjim i tyre, përveç në përputhje me njoftimin për të drejtat e autorit, të cilat janë pjesë përbërëse e këtyre rregullave të përdorimit.

Të gjitha markat që nuk janë në pronësinë tonë, ose të licencuara nga një operator tjetër citohen në mënyrën përkatëse në faqen tonë të internetit.

Përdorimi i paautorizuar ose keqpërdorimi i kësaj faqeje të internetit (hakimi, spamimi, etj.) mund të rezultojë në ngritjen e procedurës para organeve kompetente, në përputhje me rregulloret ligjore ekzistuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kompensimin e duhur të dëmeve të shkaktuara dhe/ose do të konsiderohet vepër penale.

Kohë pas kohe, kjo faqe interneti mund të përfshijë përmbajtje dhe informacione, ose referime drejt faqeve të tjera interneti. Këto referime janë vënë në dispozicionin tuaj, për t’u siguruar informacione shtesë. Prania e tyre nuk do të thotë se ne i përmbajmë qëndrimet në faqet e tjera të internetit. SË BASHKU MË TË FUQISHËM nuk merr asnjë përgjegjësi për përmbajtjet e faqeve të internetit të referuara.

Distancimi nga përgjegjësia

Informacionet që janë përfshirë në këtë faqe interneti janë me karakter të përgjithshëm informativ. Ato plasohen nga SË BASHKU MË TË FUQISHËM për të arritur akses të lirë në informacionet dhe opinionet, pa

garantuar saktësinë, plotësinë dhe besueshmërinë e tyre, si dhe ato në burimet e të cilave mbështetet përmbajtja. Çdo përdorim i informacioneve është në rrezikun e lexuesit.

Ne assesi nuk do jemi përgjegjës në rast të ndonjë humbjeje ose dëmi, humbjeje ose dëmi indirekte ose konsekuente, ose ndonjë humbjeje ose dëmi që rezulton nga humbja e të dhënave ose fitimet nga, ose në lidhje me përdorimin e kësaj faqeje interneti.

Me përdorimin e kësaj faqeje interneti, ju mund të referoheni në faqe të tjera interneti, përmbajtja e të cilave nuk është nën kontrollin e SË BASHKU MË TË FUQISHËM. OJQ-ja jonë nuk ka as kontroll të drejtpërdrejtë e as të tërthortë mbi natyrën, përmbajtjen ose disponueshmërinë e këtyre faqeve të internetit. Përfshirja e ndonjë lidhjeje nuk nënkupton domosdoshmërisht një rekomandim ose mbështetje të pikëpamjeve dhe opinioneve të shprehura në to.

Është bërë çdo përpjekje për të ruajtur disponueshmërinë dhe funksionimin e kësaj faqeje interneti. Në çdo rast, ne nuk marrim përgjegjësi, ose nuk do të kemi asnjë faj, nëse faqja e internetit është përkohësisht e padisponueshme si rezultat i problemeve teknike që janë jashtë kontrollit tonë.

Të drejtat e autorit

Kjo faqe interneti është pronësi e Shoqatës për Mbështetjen e Njerëzve që jetojnë me HIV – SË BASHKU MË TË FUQISHËM Shkup. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Çdo kopjim ose riprodhim i pjesshëm ose i plotë i përmbajtjes sonë është i ndaluar, përveç në rastet e mëposhtme:

– mund ta printoni ose ta regjistroni përmbajtjen tonë vetëm për përdorim personal;

– mund t’i kopjoni përmbajtjet e tona për përdorim personal nga persona të tretë vetëm në qoftë se shënoni faqen e internetit si burim të materialeve.

Në asnjë rast nuk lejohet t’i kopjoni ose t’i shfrytëzoni këto përmbajtje pa marrë leje paraprake me shkrim. Ndalohet edhe riprodhimi i tyre në faqe interneti ndryshe nga faqja e SË BASHKU MË TË FUQISHËM si dhe media të tjera për difuzion elektronik të informacioneve.