PrEP në Maqedoninë e Veriut: Programi pilot gjatë vitit 2021

PrEP për herë të parë filloi të ofrohet si shërbim parandalimi në shkurt 2021, në kuadrin e programit pilot (PrEP-MKD), i cili po zbatohet si pjesë e partneritetit midis Shoqatës për Mbështetjen e Njerëzve që jetojnë me HIV – SË BASHKU MË TË FUQISHËM Shkup dhe Klinikës Universitare të Sëmundjeve Infektuese dhe Gjendjeve Febrile, e cila do të shtjellohet deri në dhjetor 2021.

Pilotimi i shërbimeve të PrEP është parashikuar edhe me Programin për mbrojtjen e popullsisë nga infektimi me HIV në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, i cili zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me organizata të tjera të sektorit civil.

Mbështetja teknike në zhvillimin e protokollit dhe përgatitjeve për programin pilot u sigurua nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Aleanca e Shëndetit Publik në Kiev, Ukrainë. Bashkëfinancimi i programit pilot u sigurua me anë të projektit rajonal “Qëndrueshmëria e shërbimeve për popullsitë kyçe në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore”, i cili drejtohet nga Aleanca e Shëndetit Publik, dhe financohet nga Fondi Global i Luftimit të SIDA-së, tuberkulozes dhe malaries.

PrEP në kontekstin e shëndetit seksual

Me programin pilot PrEP-MKD, PrEP ofrohet si pjesë e një pakoje të gjerë shërbimesh për shëndetin seksual, e cila përfshin dhe skriningun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Të interesuarit që janë prekur nga HIV kanë mundësi t’i shfrytëzojnë këto shërbime dhe të marrin PrEP krejtësisht falas, në qoftë se vërtetohet se PrEP është mjeti përkatës për ta.

Programi është projektuar në formën e hulumtimit, që do të na dëftojë se si shërbimet për PrEP do të kishin mund të funksiononin në kontekstin e brendshëm dhe do të na sigurojë të dhëna për të ndihmuar që këto shërbime të mbeten në dispozicion edhe në të ardhmen, dhe për ta rritur shtrirjen e tyre. Planifikohet të përfshihen të paktën 100 persona gjatë vitit, mirëpo, në qoftë se shfaqet interesi, ekzistojnë mundësi për përfshirjen e më shumë personave.

Shërbimet e PrEP ofrohen në Këshillimoren për HIV pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektuese, çdo të marte dhe të enjte nga ora 14:00 deri në ora 18:00.

Cilat shërbime ofrohen me programin PrEP?

Pjesëmarrësit në programin pilot kalojnë një proces standard të vlerësimit për të vërtetuar nëse PrEP është zgjidhje adekuate për ta. Në qoftë se dëshmohet përshtatshmëria gjatë zbatimit të programit, ata fitojnë një pako falas të shërbimeve të shëndetit seksual, me të cilën do të përfshihet:

  • furnizimi i rregullt me tableta PrEP
  • testimi i rregullt për HIV
  • testimi për hepatit B dhe hepatit C
  • testimi për infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme: sifilizi, gonorreja dhe klamidia
  • vaksina kundër hepatitit B (në qoftë se personi nuk ka kundërtrupa paraprakisht të fituara)
  • këqyrja e rregullt mjekësore
  • prezervativë dhe lubrifikantë
  • këshillimi për çështje nga fusha e shëndetit seksual dhe materiale informative.