Organet drejtuese
Organi më i lartë i Shoqatës SË BASHKU MË TË FUQISHËM Shkup është Kuvendi i anëtarëve, i cili, sipas rregullave, takohet një herë në vit, e sipas nevojës, edhe më shpesh. Shoqata ka kryetarin dhe Bordin Drejtues, të cilët i zgjedh Kuvendi i anëtarëve për mandat dy-vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes.
Kryetari është përfaqësuesi i autorizuar i Shoqatës, ai kryeson seancat e Kuvendit dhe seancat e Bordit Drejtues, si dhe nënshkruan vendimet e tyre.
Bordi Drejtues përbëhet nga 3 deri 5 anëtarë të Shoqatës, duke përfshirë dhe kryetarin. Bordi ka autorizimin të vendosë në emrin e Kuvendit të anëtarëve në periudhën midis dy seancave të Kuvendit.
Anëtarët e Shoqatës nuk marrin kompensim për punën e vet.
Shoqata SË BASHKU MË TË FUQISHËM ka zyrën e vet ekzekutive me persona profesionalisht të angazhuar, e cila drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv, dhe e cila kujdeset për zbatimin e aktiviteteve të programit të Shoqatës. Drejtori Ekzekutiv emërohet nga Bordi Drejtues i Shoqatës dhe është dhe përfaqësuesi i saj në bazë të ligjit.
Shoqata aplikon autorizimin e dyfishtë të të gjitha transaksioneve të veta financiare.
Organet drejtuese të Shoqatës SË BASHKU MË TË FUQISHËM
[grafiku organizativ]
SË BASHKU MË TË FUQISHËM
Shoqata SË BASHKU MË TË FUQISHËM Shkup