Politika e privatësisë

Privatësia e përdoruesve është me rëndësi të jashtëzakonshme për Shoqatën për Mbështetjen e Njerëzve që jetojnë me HIV – SË BASHKU MË TË FUQISHËM Shkup (në tekstin e mëtejshëm referuar si: SË BASHKU MË TË FUQISHËM). Ky dokument përcakton politikën e privatësisë dhe informacioneve private të cilat SË BASHKU MË TË FUQISHËM grumbullon nga shfrytëzuesit gjatë çdo konsultimi të faqes së internetit.

Regjistrat

Njëjtë si dhe shume faqe të tjera interneti, edhe SË BASHKU MË TË FUQISHËM përdor regjistra për të ndjekur trafikun e internetit. Regjistrat janë baza të të dhënave që përmbajnë informacione të tilla si adresa IP, shfletuesi i internetit, dhënësi i internetit, koha e ngarkimit, dokumentet e konsultuara nga

shfletuesi i internetit, faqet hyrëse dhe ato dalëse, dhe disa të dhëna demografike. Adresa IP si dhe disa të dhëna të tjera në asnjë mënyrë nuk lidhen me informacione të tjera që mund të zbulojnë identitetin e përdoruesit.

Biskotat dhe Web Beacons

SË BASHKU MË TË FUQISHËM përdor biskota për të regjistruar parametrat e përdoruesit, për të gjurmuar faqet e vizituara më shpesh nga përdoruesi dhe për të personalizuar faqen e internetit bazuar në shfletuesin e internetit të vizitorit ose informacione të tjera që vizitori dërgon përmes shfletuesit të tij të internetit.

Biskotat nga platforma dhe faqe të tjera interneti

Kur postojmë përmbajtje, ne ndonjëherë ngarkojmë foto dhe video nga faqet e internetit si YouTube, Vimeo dhe Flickr. Si rezultat, kur do të vizitoni pjesë të një faqe interneti me përmbajtje nga sajte të jashtme, si YouTube, Vimeo dhe Flickr, ju jeni të ekspozuar ndaj biskotave të tyre. Ne nuk kemi kontroll mbi biskotat e jashtme.

Biskotat e mjeteve për shpërndarjen e përmbajtjeve

Ju lutemi vini re se shumë nga faqet tona përmbajnë opsionin “shpërndaj” për t’i lejuar përdoruesit të ndajnë më lehtë artikujt me miqtë e tyre në rrjetet sociale. Edhe rrjetet sociale mund të përmbajnë biskota kur jeni kyçur në to. Ne nuk kemi kontroll mbi biskotat e tyre, andaj ju lutemi që t’i kontrolloni faqet e jashtme të internetit për të mësuar më tepër se si ato përdorin biskotat.

Biskotat Google Analytics

Ne përdorim Google Analytics, një shërbim i kompanisë Google, Inc. për të analizuar vizitimin e faqeve të internetit, për të përcaktuar numrin e vizitorëve në faqen tonë të internetit dhe për të kryer një analizë se si ata i shërbejnë faqes së internetit, në mënyrë që të përcaktojnë se si përdoruesit tanë i vlerësojnë përmbajtjet tona. Për më tepër informacione në lidhje me këto biskota, klikoni këtu.