Ç’është PrEP?

PrEP apo profilaksia para ekspozimit është një mjet për parandalimin e HIV. Ajo paraqet një tabletë e cila konsiston në dy përbërës aktivë kundër-retroviralë dhe mund ta merr një person HIV-negativ, për ta mbrojtur veten nga infektimi me HIV.

Në vitin 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur një rekomandim se PrEP duhet të vihet në dispozicion si zgjedhje plotësuese në parandalimin e HIV, për personat me rrezik të konsiderueshëm nga virusi, si pjesë e një pakoje të kombinuar të opsioneve të parandalimit.

Për më tepër mbi mënyrën e duhur të përdorimit të PrEP, mund të lexoni në udhëzuesin tanë: “Shëndeti im seksual dhe HIV”.